Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur akuzave se ka rrezikuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimor, duke thënë se raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Haradinaj ka thënë se miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. “Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …