Ka filluar ndërtimi i rrugës Xërxë-Sapniq-Ratkoc

 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bashkë me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe  zëvendësministrin, Rexhep Kadriu, kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën Xërxë-Sopniq-Ratkoc. Kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se kjo rrugë me gjatësi 10 kilometra do të ndihmojë qytetarët dhe bujqit e kësaj ane dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. “Ne sot po nisim punimet e cila financohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të cilën e falënderojmë Ministrin dhe Ministrinë për mbështetjen e këtij projekti të rrugës Ratkoc- Sapniqë- Xërxë. Është një kontratë e madhe e cila përfshinë jo vetëm qytetarët, por edhe bujqit dhe fermerët, duke qenë se është edhe zonë e bukur dhe besoj që do ta ndihmojë edhe zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit”, tha Kryetari Latifi. Ky projekt përfshin disa segmente, janë 10 kilometra asfalt dhe 2800 metra hapje e segmentit rrugorë. Po ashtu do të ketë trotuar dhe ndriçim publik. Ndërsa, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj tha se kjo rrugë do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimit rural në këtë anë. “Është kënaqësi e veçantë që ne sot po e fillojmë një projekt që ka ndikim në zhvillimin rural në zhvillimin e turizmit në lidhjen e qytetarëve që e dëshirojnë. Jo vetëm në këtë projekt në Rahovec por edhe në projektet e tjera kanë ndikim drejtpërdrejti tek qytetari. Ne po mundohemi t’i japim një pamje krejt tjetër mozaikut të infrastrukturës. nuk do të ndaleni derisa ta përmbyllim çdo cep të çdo infrastrukture në Kosovë, qoftë ajo lokale, qoftë ashtu regjionale, por edhe nacionale’’, tha ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …