leoni

Kujtim Gashi kërkon t’ i ngrihet shtatore për të gjalli, Majlinda Kelmendit, por jo edhe Adem Jasharit

Kujtim Gashi kërkon t’ i ngrihet shtatore për të gjalli, Majlinda Kelmendit, por jo edhe Adem Jasharit

Edhe pse shtatore për së gjalli nuk iu ka ngritur në Kosovë, Adem Demaçit, Rexhep Qoses  dhe askujt tjetër, përveç Josip Broz Titos, në kohën e tij,   dhe ish kryetarit amerikan, Bill Klinton, pas luftës në Kosovë,   ministri i Kulturës, në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi  kërkon që në Prishtinë të ngrihet një shtatore për Majlinda Kelmendin dhe një tjetër për legjendën e futbollit kosovar-jugosllav, Fadil Vokrri. Mbase ky ministër nuk e di se në Prishtinë për 20-vjet ende  mungon shtatorja e Adem Jasharit dhe e shumë personaliteteve të rangut kombëtar. Pavarësisht meritave e sukseseve të një sportisteje të Kosovës, sikur është Majlinda Kelmendi, ngritja e shtatores për së gjalli është akt i papërgjegjshëm dhe nuk do të duhej të përfillej në asnjë mënyrë, sepse nuk dihet çka mund të ndodh me njeriun derisa është gjallë. Përpjekjet për ngritjen e shtatoreve vend e pa vend, derdhja e parasë publike në skema që kanë për qëllim mburrjen e krekosjen, apo përpjekjen për të lënë emër derisa një zyrtar ndodhet në një post ministri, janë veprime të ngutshme, të pamotivuara, pse jo edhe të papërgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …