Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes
Njësin nr.30-Fabrika e Plastikës Parcelat në Skenderaj,
Njësin nr.31-Produkt Parcelat 1066-0 dhe 1067-0 në Kuçicë
Njësin nr.32-Produkt Parcela 1215-0 në Kuçicë
Njësin nr.38-NSH Produkt Parcelat në Polac i Ri
Njësin nr.39-Produkt Parcelat 955-0, 956-0 dhe 957-1 në Baks
Tërheqja është bër në bazë të kërkesës së Komunës së Skenderajt dhe Vendimit të Kuvendit Komunal të Skënderajt për shpalljen e zonës me interes Publik.
Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 49, e cila do të mbahet me datë 21 gusht 2019.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 49 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 21 gusht 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.
Siq jeni njoftuar tanimë , që nga kjo valë e shitjes se Asetve Agjencia do te zbatoje Rregullat e reja te thjeshtuara te tenderit qe lehtësojnë procesin e ofertimit.