Veseli: Bashkëluftëtarët do të më mbështesin edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka rritur aktivitetin e tij politik më shumë se gjithë të tjerët, në prag të vendimit për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Ai sot pareshtur ka realizuar vizita dhe takime të ndryshme në terren, duke përcjell mesazhe të ndryshme. Së fundmi ka takuar edhe disa bashkëluftëtarë të tij, veteranë të UÇK-së, të cilët ka thënë se do ta mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, siç e kanë mbështetur edhe në luftën kundër Serbisë. “Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …