GAZETARI “SATIRIST”, PALAÇO “GANI GËRMIA”, QË NJIHET PËR PROVOKIMET QË JU BËNË MËRGIMTARVE, E VJEDH MERGIMTARIN, E SULMON ATË FIZIKISHT NË PABESI DHE MË PAS PËRMES PORTALEVE JA LINÇON FAMILJEN DHE SHTIRET SI VIKTIMË!
Duke i lexuar shkrimet tendencioze, amatoreske dhe me zero etikë gazetareske në disa mediume të shkruara informative elektronike, lidhur me rrahjen mes dy të rinjve; Rigzon Kosumi dhe gazetarit palaço, Visar Dërmaku i njohur në ndonjë medium televizive si Gani Gërmia, unë Dan Kosumi xhaxhai i Rigzon Kosumit jam i shtyrë të reagoj pa dashur ti dal në mbrojtje nipit tim.
Do ishte më mirë që ndonjëri nga këta gazetarucë të këtyre mediave dhe portaleve elektronike, ta intervistonte edhe mërgimtarin Rigzonin, i cili padrejtësisht pushimet që ka mundur t’i kalonte kudo në ndonjë vend atraktiv botëror, tani po i kalon mbyllur në banesën e tij « arrest shtëpiak », duke pritur datën kur do ftohet në gjykatë!
Rigzon Kosumi e zgjodhi t’i kalonte pushimet e kësaj vere, pikërisht në Dardanë, në vendlindjen e prindërve dhe të gjyshërve të tij, i cili tani pas vënies në lajthitje nga ky « aktori palaço » Gani Germija, mërgimtari në gjendje « qeflie » pak nga alkooli e më shumë nga malli i Kosovës, fillimisht është miqësuar, pastaj është ftuar të udhëtojnë për Gjilan me makinën e Visarit pas ndejës dhe njohjes diku në një lokal.
Ata nisen në këmbë për tek vendi ku siç i kishte thënë Visari e ka të parkuar makinën. Diku tek marketi « Dafina » ky Visari i’a ka nxjerrë paratë nga çanta e krahut (duke i vjedhur pabesisht) ku edhe fillon zënka! Rigzoni ja merr prapa parat duke i thënë çfar po bën kështu, qysh nuk po të vjen turp! Gjersa Rigzoni ecën rrugës e pyet Visarin; « ku e ke atë makinë o njeri » ai e godit pas shpine Mërgimtarin me, siç duket box i punuar i hekurt, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (tre ditë pas rastit, me intervenimit e avokatit mbrojtes për kontroll mjekësore, konstatohet, frakturë – thyerje e hundës)!
Rigzoni pastaj ne vetëmbrojtje e ka sulmura me grushte Visarin duke e lënduar lehtë! Rigzoni me vete atë mëngjes pas mesnate kishte rreth 450/500 €uro gjë që ky aktori i « famshëm » që njihet duke i përqeshur « ausllenderat » ate nate e kishte cak mërgimtarin, Rigzonin, pasi kur ky e kishte qerasur me pije ja kishte parë ku i mbante në çantën e tij!
Tani me urdhër të gjykatës Rigzon Kosumit i është caktuar 14 ditë arrest shtëpiak deri në ditën kur do mbahet seanca gjyqesore!
Reagimi i policisë së shtetit, sipas Rigzonit ka qenë aspak korrekt, pa i ofruar ndihme mjekësore, te drejtën ne informim, avokat, madje është mbajtur lidhur pa te drejte te flas per 40 orë!
Dyfish i fyer pastaj është ndier kur i njëjti, pra Rigzoni i cili në këtë rast është viktimë, arrestohet për 48 orë ndërsa agresori dhe tentim vjedhësi lirohet ne shtëpi?!
Trefish i indinjuar ndjehet Rigzoni kur disa nga mediat raportuan se u rrah brutalisht ky far Gani Germia (Visari) nga një mërgimtar, duke ja etiketuar familjarët dhe kushëririn ish udhëheqës shtetëror i Kosovës.
Besoj se në këtë rast, janë bërë një varg shkeljesh flagrante dhe cenim i lirisë dhe të drejtës së të arrestuarit të dyshuar për kundërvajtje, si dhe shtrembërimet nga momenti kur policia i ka intervistuar, marrë në mbajtje njërin dhe lirimin e tjetrit, mostrajtimin adekuat, mos afrimin e ndihmës së parë spitalore, caktimin e arrestit shtëpiak dhe dezinformimin publik nga mediat!
Tani mbetet të presim vendimin që do e marrë gjykata, ditën kur do ftohen në gjyq!
Shpresoj të mos zhgënjehemi edhe aty ….
pastaj s’mbetet gjë tjetër vetëm se me i thënë këtij palaço aktorit,
Gani Gërmia « uroj të jesh mirë … »!