Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar për realizimin e suksesshëm të ekstradimit të një personi të dyshuar për vrasje të rëndë në Gjermani, duke thënë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt dhe strehë për kriminelët. “Me të marrë mandatin si Ministër i Drejtësisë jam kujdesur që t’i eliminojmë menjëherë zbrazëtirat ligjore dhe të shfaqim përkushtim për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar. Kemi arritur kështu ta bëjmë Kosovën vend të pasigurt për kriminelet dhe vend model për regjionin në luftimin e krimit transnacional”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …