Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka deklaruar se LB-ja bën koalicion me ato parti që përkrahin idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka theksuar më tutje se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike. Kushti i Lëvizjes për Bashkim për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …