Albin Kurti

Kurti: Serbia na ka borxh dhe na nevojitet një qeveri e cila nuk frikësohet ta thotë hapur këtë dhe ta kërkojë borxhin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka deklaruar Zërit të Amerikës se me Serbinë do të arrihet zgjidhja kur do të kemi qeverisje dinjitoze në Kosovë, kur do ta kuptojmë që jo vetëm konsensusi nacional por gjithashtu edhe fuqia e shtetit është vendimtare për marrëdhënie të shëndosha. Por, duhet t’ia bëjmë më dije edhe Serbisë se ajo duhet të dalloj jo vetëm për nga mënyra por edhe nga qëllimet prej regjimit të Millosheviqit aq më tepër kur këtë vit ne i patëm njëzet vjetorët e qindra masakrave anembanë Kosovës. Serbia na ka neve borxh dhe na nevojitet një qeveri e cila nuk frikësohet që ta thotë hapur dhe ta kërkoj këtë borxh ndaj shtetit të Kosovës. Unë jam për sa më shumë të drejta për serbët në Kosovë por jo territor për Serbinë. Duke folur për taksën e Qeverisë Haradinaj ndaj mallrave të Serbisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se në vend të tarifës ndaj mallrave të Serbisë do të ishte më mirë të përdorej qasje e reciprocitetit. Ne duam reciprocitet dhe unë besoj që reciprocitetin faktorët ndërkombëtarë përfshirë këtu Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë shumë më mirë pra e mirëkuptojnë se sa edhe tarifën 100 për qind. Fakti se ishte tarifë dhe ngjante si gjobë ndëshkuese na vendos neve në bankën e të akuzuarve në arenën ndërkombëtare padrejtësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …