Gjatë një bisede në studion e TV-Diellit, ish i burgosuri politik, zëdhënësi i SHP të UÇK-së gjatë luftës, ish-kryetar i Kuvendit dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për Gjykatën Speciale e cila ka intensifikuar aktivitetin hetues me qëllim që të ngrehë aktakuzat e para kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, pastaj për dorëheqjen e ngutshme të kryeministrit, Ramush Haradinaj, e cila ka shkaktuar si pasojë rënien e Qeverisë dhe për zhvillimet që pasojnë pas kësaj dorëheqje si dhe për shumë probleme me të cilat po ballafaqohet vendi.
Në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet vendi në mungesë të seriozitetit dhe përgjegjësisë të atyre zyrtarëve, të cilët kanë qeverisur gjatë viteve të pas luftës e deri tani. Ai ka treguar se Nisma Socialdemokrate si parti i qendrës së majtë është përmbaruese e disa nismave dhe proceseve të reja, jo vetëm në oferta pa mbulesë ndaj qytetarëve, por edhe me veprime konkrete në hapjen e mundësisë së zënies me punë të pjesëtarëve të familjeve në asistencë sociale duke iu përmbajtur motos, “Një familje, të paktën një të zënë me punë”. Duke iu përmbajtur këtij premtimi nisma ka zënë me punë dhjetëra mijëra qytetarë në vendin tonë… ( Më gjerësisht në “Intervista”).