Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Hoxhaj tha se me Serbinë nuk do të lejohen kompromise dhe nuk do të bisedohet asnjëherë për tema të brendshme. Përmbylljen e një sfide të madhe historike e quan si fundin e këtij procesi, duke shtuar nuk do të ketë më proces të stërzgjatur të dialogut, por njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hoxhajt, dialogu është një proces jetik dhe prioritet i dorës së parë për Kosovën, me ç’rast me përfundimin e këtij procesit, do të përmbyllet edhe shtet-ndërtimit i Kosovës. Ai thotë se taksa nuk ka qenë një qëllim politik i Kosovës, përderisa thotë se ai qenë bajraktari i kësaj nisme. Sipas tij, me vendosjen e taksës është tentuar të ushtrohet sovraniteti i brendshëm i shtetit. Hoxhaj shprehet se Bashkimi Evropian, ka ndjekë një politikë të diskriminimit për Kosovën, e sidomos ndaj procesit te liberalizmit të vizave. Ai thotë se BE-ja nuk e shpërblyer përpjekjen e Kosovës për shtet-ndërtim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …