Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi, ndau mirënjohje për bashkëqytetarin i cili jeton dhe vepron në Zvicër z. Amrush Goçi.
Mirënjohja iu nda për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme të sportit në Junik, veçanërisht ekipit të futsallit Juniku.
Kryetari Kuçi vlerësoj lartë kontributin e bashkëqytetarit tonë, duke thënë se rinia dhe aktivitetet e tyre sportive meritojnë përkrahje të tillë sepse janë e ardhmja e këtij vendi.
Ndërsa, Amrush Goçi tha se për të është nderë që kontibutin e tij mund ta jap për rininë dhe sportin Junikas, duke deklaruar se pëkrahja nuk do të mungoi as në të ardhmen.