Pjesëmarrja në grevë i ka kushtuar me largim nga puna nëntë punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kështu së paku pretendon kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi, i cili ka thënë se menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” ka suspenduar nëntë punëtorë të cilët kanë marrë pjesë në grevë. Ndryshe, për të dytën ditë me radhë Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është duke mbajtur grevë me të cilën po kërkojnë kompensim dhe përfitime tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të Punës dhe pagesën e shujtës.Po ashtu, ai thotë se menaxhmenti ka tentuar t’i largojë pllakatet e punëtorëve grevistë. Përkundër veprimeve të menaxhmentit, Latifi konfirmon se edhe nesër do të mbahet grevë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …