Dan Kosumi jep dorëheqje të dyfishtë nga LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (LKSHM) DHE NGA SHOQATËS SHQIPTARE TË MUHAXHIRËVE MBARËKOMBËTARË (SHSHMM)
Kuvendit, Kryesisë dhe Kryetarit të LKSHM Hasan Qyqalla
dhe kryetarit të
SHSHMM Asllan Qyqalla,
Unë Dan Kosumi, Anëtar i kryesisë së LKSHM dhe Koordinator i autorizuar i SHSHMM për Evropë jap dorëheqje nga detyrat dhe përgjegjësitë në shoqatat e lartpërmendura.
Pas vërejtjeve të mija lidhur me organizimin e brendshëm të LKSHM dhe SHSHMM, për mooskordinimin e duhur me anëtarët e kryesisë, përkatësishtë këshillin e SHSHMM, si dhe veprimet krye në vehte të dy kryetarëve, jam i shtyrë që të jap dorëheqjen time nga të gjitha pozitat e mija në këto dy shoqata.
Ju bëj me dije se Shoqatat si; Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë / LKSHM dhe Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkobëtarë / SHSHMM, mundë të jenë të suksesëshme dhe në shërbim të plotë të artit, kulturës, çështjes Kombëtare, në sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar lidhur me aspiratat kombëtare në përgjithësi, si dhe të çështjes së Muhaxhirëve mbarëkombëtar në veçanti, vetëm atëherë kur ato do të udhëhiqen nga njerëz punëtor të devotshëm, atdhetar, të ditur, dhe me përvojën e duhur, e parasëgjithash njohës të mirë të të kaluarës, historisë dhe të drejtës ndërkombëtare për popujt e shtypur.
SHSHMM i duhen ata që duan, dijnë dhe guxojnë të punojnë në hapjen e çështjes pothuaj të harruar të Muhaxhirëve, të dëbuar, të vrarë e persekutuar nga serbia fashiste, deri në gjenocid ndaj një populli autokton në gadishullin Ilirik.
Ftesat e të të ftuarve në organizimet, simpoziumet dhe takimet e LKSHM dhe SHSHMM bëhen përherë në marrëveshje me kryesinë e ngushtë. Është e papranueshme dhe vendim i njëanshëm, krye në vehte i kryeatarit, ftesa që ju bëhen njerëzve me të kaluar të dyshimtë dhe antikombëtare. Pjesëmarrja në këto takime e njerëzve të tillë i dëmton shoqatat, nuk ju bëjnë as nderë e as mirë këtyre takimeve dhe udhëheqjes së LKSHM dhe SHSHMM.
Pra dorëheqja ime le të jetë një trokitje në ndërgjegjen e kësaj parie që udhëheqë këto dy shoqata, një vërejtje dhe alarm se kështu nuk punohet, dhe se janë të gjykuara për mossukses, për joefikasitet dhe pasqyrë e shëmtuar për LKSHM dhe SHSHMM.
Prishtinë, 15 gusht 2019
Dan Kosumi