Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka deklaruar se Evropa do të jetë e bashkuar në plotni atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “E përshëndes kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopron. Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është gati”, ka shkruar ai.