Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për shpërndarjen e Kuvendit. Pas takimit, Haradinaj ka thënë se nuk kanë folur për mundësinë e lidhjes së ndonjë koalicioni parazgjedhor me Nismën. “Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasur mundësi për të folur për koalicion me Nismën, por disponim ka. Nuk jemi dakorduar për ndonjë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …