Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar në Vushtrri me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuan gatishmërinë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale. Pacolli, në një postim ka thënë se AKR-ja në këto zgjedhje do të futet më e mobilizuar se kurrë. “Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja. AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin”, shkruan Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …