Në kuadër të rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve dhe të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, pas hapjes dhe rregullimit të disa rrugëve brenda lagjeve në fshatit Bubavec, sot ka filluar asfaltimi i këtyre rrugëve.
Asfaltimin e këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, të cilët i kanë uruar banorët e këtij fshati për rrugët e reja, dhe kanë thënë se ky projekt nuk është investimi i fundit në Bubavec, por do të ketë edhe investime tjera.
“Ju uroj për asfaltimin e rrugëve në lagjet e juaja dhe uroj që këto investime të ndikojnë për të mirën e të gjithëve banorëve, në të gjitha lagjet e Bubavecit, ku po asfaltohen sot këto rrugë. Ky nuk është projekti i fundit, por do të vazhdohet edhe me projekte tjera në Bubavec dhe në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorët e Bubavecit.
Përndryshe në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës, në këtë projekt, janë rregulluar dhe po asfaltohen mbi 600 metra rrugë në lagje, të cilat lidhen me rrugët kryesore.
