Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë takim është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit te partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht. Thaçi ka theksuar se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për të siguruar një proces fer dhe demokratik të zgjedhjeve. Ai ka thënë se edhe në këto zgjedhje duhet të ketë monitorim profesional nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe mediat. Nga ana tjetër, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …