Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani pritet të bëhet ambasador në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha. Ai thotë se Hasanin e kanë intervistuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si të propozuar për ambasador në Republikën e Shqipërisëm. Në Shqipëri, Kosova përfaqësohet nga Sylë Ukshini si shef i misionit. Kjo ngase i ngarkuar me punë para Ukshinit ishte Ramiz Lladrovci i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, u bë kryetar i Drenasit./KP/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …