Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Ju profiterë të luftës, ju milionerë të pas luftës, duhet të keni turp të kërkoni votën

Qe 20 vite po dëgjojmë në çdo tubim zgjedhor klithjet triumfale të disa komandanteve politik, se na çliruan, për të arsyetuar plaçkitjen popullore të pas luftës, si trofe lufte. Nënçmojnë dhe ofendojnë inteligjencën e popullit me fabulat dhe shkathtësitë e tyre luftarake, me doktrinën e tyre ushtarake, me “betejat” e fituara për të na bindur ne se ata merituakan tokën e plaçkitur, rrënimin e fabrikave, shitjen e makinerisë si hekurishte, me një fjalë shkatërrimin e ekonomisë nacionale si triumf lufte, se të mirat e realizuara i kane dhuratë nga miqtë… Dhe pa fije turpi dhe ndërgjegje akuzonin popullin me ofiqin ”trimat e Bllacës”, edhe pse një popull i tërë i pambrojtur u largua nga Kosova përmes korridorit të projektuar të spastrimit etnik drejt kufirit për t’i shpëtuar masakrave makabre, dhunës sistematike seksuale (20.000), ngase ishin të pambrojtur.

Intervenimi i NATO-s ndodhi jo duke dëgjuar fabulat e “çlirimtareve politike” të paqes, por ndodhi se në Kosove u vranë civilet e pambrojtur, u dhunuan seksualisht gra e burra, u be spastrimi etnik deri në shkalle gjenocidi, dhe kështu u shkele kapitulli VII i OKB-se, ndodhi katastrofa humanitare dhe ndodhi bombardimi 78 ditësh i caqeve ushtarake serbe, duke shpëtuar civilët e pambrojtur.

Shumë nga ata edhe sot përjetojnë ato dhimbje të njëjta dhe kërkojnë trupat dhe varrosjen e dinjitetshme të të  afërmve të tyre. Ata sot janë zëri vajtues i lirisë dhe i të gjithë atyre martirëve dhe dëshmorëve që përpiqeshin të mbronin pragun e derës, pra luftën e fituan ata që pësuan viktima më se shumti, ata që edhe sot pas 20 vjetësh kërkojnë për të varrosur me dinjitet të afërmit e tyre. Ju milionerë të pas luftës mund të kërkoni votën si ta zhvilloni vendin, jo si ta plaçkitni atë si triumf lufte, duhet të flisni për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, jo për trimëritë tuaja dhe betejat e fituara të pas luftës dhe, plaçkitjen e buxhetit popullor. Boll më se nuk jemi aq budalla që të mashtrohemi nga triumfi juaj i pas luftës në konventat zgjedhore partiake.

Populli i shumëvuajtur i Kosovës meriton lirinë, të drejtën për të punuar dhe për të jetuar me nder, të ketë arsim cilësorë, kujdes shëndetësor, të lëvizë i lire në çdo cep të Kosovës dhe jashtë dhe të jetë i mbrojtur nga ligji, kjo është ajo që ata e meritojnë si çdo qytetar i botes së lirë. Poshtë mashtruesit partiak, liri popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …