Oda e Veterinarëve të Kosovës dhe TIK-a, kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit

Oda e Veterinarëve të Kosovës dhe TIK-a, kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit

Oda e Veterinarëve të Kosovës  dhe TIK-a, kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit. Kështu u bë e ditur në takimin mes kryetarit të OVK-së, Arben Sinani dhe shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë Hasan Burak Gjeran. I pari i OVK-së, shpalosi projektet me interes për të dyja palët, për çka edhe mori mbështetjen e parezervë të TIKA-s. E shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë, premtoi mbështetje jo vetëm për projektet e shpalosura.  “Ne do jemi edhe urë lidhëse e fillimit të bashkëpunimit në mes të Odës së Veterinarëve të Kosovës dhe asaj turke”, tha ai. Po ashtu, TIKA, ofroi mbështetje edhe në sjelljen ekspertëve veterinar nga Turqia që të mbajnë trajnime profesionale për veterinarët e terrenit, si nga ana praktike, njashtu edhe teorike.  U diskutua edhe mundësia e shkuarjes se veterinarëve tanë në Turqi për të fituar përvoja dhe eksperienca të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …