leoni

MPMS dhe UNDP shpallin të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit

Ministria e Punës dhe Mirqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me UNDP-në shpallin të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit, nëpërmjet së cilit do të mbështeten rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore, prosperuese dhe të qëndrueshme në Kosovë”.

Kjo vjen pas suksesit të fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit, në kuadër të së cilës aplikantët e kualifikuar në fazën finale të intervistimit janë 144 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 Shtator 2019. Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit për “Programin e Vetëpunësimit”, vizitoni faqen e MPMS-së https://mpms.rks-gov.net/ apo të APRK-së https://aprk.rks-gov.net/ si dhe drejtohuni në Zyrat Komunale të Punësimit në të githa komunat e Republikës se Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …