Shoqata "Çamëria" reagon pas dekorimit të ambasadorës greke me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Shoqata “Çamëria” reagon pas dekorimit të ambasadorës greke me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Shoqata “Çamëria” ka reaguar në lidhje me dekorimin e  ambasadorës greke në Tiranë Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga kryetari Meta. Në deklaratë thuhet se ambasadorja greke ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej. “Nuk i dimë meritat e kësaj kalorseje të Skënderbeut, kur dhjetra pleqë Çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë, Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj. Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt tek kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerisë, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …