Bashkimi Evropian në Kosovë ka përgëzuar Kuvendin që shkoi, për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. BE thotë se ky vendim siguron se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim e punësim. “Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …