Dëgjimi Publik për Master Planin (2020-2024) mbahet me 4 shtator 2019

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Rahovecit njofton të gjithë qytetarët rreth mbajtjes së Dëgjimit Publik lidhur me fushën e shëndetësisë, konkretisht Dëgjimi Publik për Master Planin për periudhën (2020-2024) të shëndetësisë në këtë komunë.

Meqë e konsiderojmë shumë të arsyeshme dhe të domosdoshme përfshirjen e juaj në këtë dëgjim publik, ftohen të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë Debat Publik me datën 04.09.2019, duke filluar prej orës 11:00 h, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ka njoftuar Drejtori i këtij Dikasteri,Samir Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …