Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka rishfaqur besimin e tij se koalicioni me LDK-në do të merrte votat e mjaftueshme për ta krijuar bashkë qeverinë e ardhshme, pa pasur nevojë të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve me parti tjera. Ai ka deklaruar se nëse bëjmë një koalicion parazgjedhor, atëherë dihet fituesi, sepse ne do t’i kemi 70 deputetë. Ne jemi optimistë dhe kemi qellim të mirë dhe ka një vit që kemi komunikim të rregullt e njëkohësisht edhe marrëdhënie të mira me kreun e LDK-së”, ka thënë Kurti. “Nëse shkojmë ndaras, ne si Vetëvendosje edhe po dolëm të parët nuk i marrim 61 deputetë, ndërkaq së bashku me LDK-në i mbërrijmë 70 deputetë. E pas zgjedhjeve na duhet të kërkojmë partner që nuk do të jetë kollaj por jo e pamundur, ka deklaruar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …