Deputetëve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj iu ka bashkuar edhe deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku, i cili ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku Hashim Thaçi pritet të votohet kryetar. Votën kundër zgjedhjes së Thaçit e kanë paralajmëruar edhe Melihate Tërmkolli, deputetët e pavarur, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Shaip Muja por edhe deputetët tjerë të LDK-së Alma Lama, Arben Gashi, Anton Çuni, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi dhe Doruntinë Maloku. Por ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në seancë ose jo. Edhe shumë deputetë të opozitës kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku nga çasti në çast pritet të fillojë mbledhje e Kuvendit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se ata do të veprojnë ashtu siç po bëjnë qytetarët jashtë, pra kundërshtimin e zgjedhjes së Thaçit president. “Nuk kemi ndërruar kurs, do ta bëjmë punën siç po e bëjnë qytetaret jashtë”, ka thënë Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …