Ndërmarrja Komunale ,,Hixhena’’ shton kapacitetin e operimit

Sot  kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtori i Shërbimeve  Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni, dhe bashkëpunëtor të tjerë  kanë bërë pranimin e makinerisë për mbledhjen mbeturinave në vlerë prej 45 mijë €, mjete këto të ndara nga buxheti komunal.

Jemi duke ecur në rrugë të mbarë tha i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, e kjo falë angazhimit të përbashkët mes drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ndërmarrjes Komunale “Hixhena’’ dhe mbështetjes së GIZ-it Gjerman, të cilët  falë koordinimit të mirë kanë arritur që brenda një kohë të shkurtër të kthejnë  imazhin  e një qyteti të pastër duke përfshirë edhe 16  fshatra të komunës ë Deçanit.

Sipas planit për menaxhimin e mbeturinave deri në fund të muajit tetor të këtij viti planifikohet që Ndërmarrja Komunale  “Hixhena’’,  të shtri rrjetin edhe në 13 fshatra të cilat grumbullimin dhe largimin e mbeturinave e bëjnë përmes kompanive private. Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, tregon se sipas këtij plani ne jemi në rrugë të mbarë për ti plotësuar të gjitha kërkesat e konsumatorëve sepse tashmë kemi makineri të mjaftueshme dhe fuqi punëtore të cilët në orar të plotë arrinë që të jenë ç’do ditë  sipas dinamikës së punës.

Në kuadër të këtyre aktivitete të shumta njëkohësisht edhe shtimit të vëllimit të punë mes Institucionit Komunal dhe Ndërmarrjes Komunale “Hixhena’’, është bërë edhe nënshkrimin  i kontratës “NË SHPI’’ e cila pas këtij nënshkrimi do të marr përgjegjësi të reja:

Si: Mirëmbajtja e Komplekseve, varrezave, hapësirave publike, dekorimeve për festa brenda vitit, pastrimin dhe  larjen e rrugëve, krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe  mirëmbajtjen e tyre.

Gjithnjë sipas Zenunit, duke e respektuar këtë zhingjir të punës mes institucionit komunal, ndërmarrjes dhe përkrahjes së GIZ-it Gjerman, dhe motos së kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj, për një Deçan Ekologjik  shtrirja e rrjetit të shërbimeve do të jetë 100 ℅.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …