Me një vonesë prej afër një ore ka filluar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kosovës

Me një vonesë prej afër një ore ka filluar punimet seanca e Kuvendit të  Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri Kosovës. Kryekuvendari, Kadri Veseli në fillim ka prezantuar rendin e vetëm një pikë  të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kosovës. Veseli  ka raportuar se në punimet e Kuvendit po marrin pjesë 104 deputetë. Pas paraqitjes së dy kandidatëve për kryetar, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, nga PDK-ja kryekuvendari ka autorizuar komisionin për verifikimin e kandidatëve që të merret me procedurën, ndërkohë që ka dhënë pushim për 15 minuta. Deputetët e opozitës po qëndrojnë në sallë dhe sipas të gjitha gjasave seanca e Kuvendit do t’i vazhdojë punimet. Ndërkohë përballë Kuvendit të Kosovës po protestojnë dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët kundërshtojnë fuqimisht zgjedhjen e Hashim Thaçit më postin e kryetarit të vendit, për shkak të marrëveshjeve që ka bërë me Serbinë në dëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …