Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Mitrovicë, Bedri Hamza, është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka treguar se këtë qëllim PDK-ja do ta arrijë me program të qartë, me ekip të mirë dhe me Kadri Veselin kandidat për kryeministër. Ministri në detyrë i Financave ka deklaruar se kjo parti është e para në sondazhet më kredibile dhe nuk vendos vija të kuqe për të tjerët. Hamza ka bërë me dije se subjektet e tjera politike po i vendosin PDK-së vija të kuqe për të fituar ndonjë votë më tepër. Por, sipas tij, kjo strategji më nuk do t’ju bëjë punë.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …