Ndërmarrjet publike u bënë qerdhe të korrupsionit dhe qendra të votuesve, përmes punësimit në to aderoheshin anëtarët e rinj partiak dhe familjet e tyre të mëdha si prodhues votash
Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti dhe të gjithe kontribuesit e saj janë meritor për çlirimin e Kosovës, por paslufta shumë sish i shndërroi në mercenarë, ngase Kosovën e konsideruan si plaçkë luftë. E tërë elita politike, dikush më pak e dikush më shumë: LDK, PDK, AAK, AKR dhe disa partiza me dy, tre anëtarë, e sunduan Kosovën më keq se të gjithë sunduesit e huaj, e rrëzuan për toke.
E vetmja LVV kishte qëndruar konsekuente parimeve të saj, edhepse kishte oferta të jetë pjesë e ëmbëlsirës, pushtet. Por ajo zgjodhi rrugën e gjatë dhe të mundimshme të opozites reale, duke reaguar kundër kartës së decentralizimit etnik, duke reaguar për vendosjen e reciprocitetit karshi Serbisë, duke alarmuar opinionin për rrezikun e marrëveshjes me Serbinë për organizimin vendor të pushtetit, ajo kështu rrezikonte edhe të ardhmen politike, vetëm për ti dhënë një fije shprese vendit.
Ajo përqafoje iden e social-demokracisë si ide e vetme e zbutjes së mjerimit, përkundruall feudalizmit politik të disa partive që hiqeshin si të djathta, që plaçkitën dhe shkatërruan sektorin publik, përmes kompanive të posakrijuara të lidhura me pushtetin. AKM, më vonë AKP krijimi i të cilave për rrethanat në vend ishte i arsyeshëm, u degradue nga estradistët elitarë të politikës.
Ndërmarrjet publike u bënë qerdhe të korrupsionit dhe qendra të votuesve, përmes punësimit në to aderoheshin anëtarët e rinj partiak dhe familjet e tyre të mëdha si prodhues votash. E tëra që bënin ishte si të arsyetonin rikthimin e Serbisë ne Kosovë, në emër të kuazi demokracisë dhe lirisë së qytetarëve serbë, derisa ata shqiptarë mbetën me të izoluarit në Evropë, edhepse aty ishte instaluar garnitura e OKB-së dhe BE-së, asnjëhere në historikun e saj të para luftës, gjatë luftës dhe të pas luftës nuk ka qenë Kosova me e izoluar.