Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Nuk kam asgjë kundër Hashim Thaçit, por ai duhet ta pranojë se ka nënshkruar gabimisht dhe të tërhiqet

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë kundër Hashim Thaçit, duke theksuar se nuk i duhet atij ky post kur populli proteston jashtë. “Nuk kam asgjë kundër Hashim Thaçit. Keni nënshkruar gabim, këtë duhet të pranoni, thuajeni atë. Askush nuk po thotë mos e votoni Thaçin, bëjeni lirshëm. Nuk jemi shtet pa ushtri. Kurrë Thaçi nuk ka me qenë president i Kosovës, por i kësaj marrëveshje ndërmjet partive politike. Nuk i duhet posti i presidentit Thaçit kur populli proteston jashtë. Neve na kanë detyruar të përdorim dhunë për me i bindë që e kanë gabim. Serbia kurrë nuk do të kthehet në Kosovë, por nuk duhet ta legjitimojmë Serbinë në Kosovë. Neve na duhet uniteti i kombit”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …