Gjendja e vështirë financiare si dhe numri i të punësuarve ka bërë që faza e privatizimit të Telekomit të Kosovës të shihet me dyshime, pa një ristrukturim fillestar të kësaj ndërmarrjeje. Ky proces i nisur në tetor të vitit të kaluar nuk pritet të përfundojë brenda 6 muajsh, e gjithë kjo pasi ende nuk ka përfunduar faza përmbyllëse e përzgjedhjes së kompanisë e cila do ta bëjë ristrukturimin e Telekomit. Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefi, thotë se në gjendjen të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, nuk mund të flitet për privatizim, pa u krijuar një qëndrueshmëri brenda kësaj ndërmarrje. Istrefi i cili udhëheq Telekomin që 8 muaj, thotë se gjendja financiare në këtë ndërmarrje nuk është aspak e mirë dhe se ata nuk kanë kapacitete të mjaftueshme t’i mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtje të sistemit, gjendje kjo e cila e detyron Telekomin e Kosovës të ulë pagat e punëtorëve përkohësisht./EO/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …