Veseli: Vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, për ta luftuar korrupsionin

Veseli: Vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar dhjetëra të rinj të Dardanës që i janë bashkuar PDK-së në kauzën e kreut të saj për luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e perspektivës për të rinjtë brenda Kosovës. Gjatë takimit me të rinjtë e Kamenicës, lideri i PDK-së, ka thënë se qytetarët e kësaj komune u mashtruan para dy vitesh nga Lëvizja Vetëvendosje me premtime boshe ndërsa tani e njëjta politikë ka nisur mbylljen e shumë shkollave duke ua pamundësuar qytetarëve të jetojnë në vendlindjen e tyre. Ai ka thënë  se mbyllja e shkollave nuk duhet të ndodhë, përkundrazi ai tha se qytetarët e Dardanës duhet të mbështeten edhe më shumë për të qëndruar në vendlindjen e tyre. Nëpërmjet një shkrimi Veseli ka theksuar se vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’iu krijuar mundësi të rinjve brenda Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …