Pikturat e Ibrahim Kodrës janë reproduksione të ekspozuara në hotelin më të famshëm në Prishtinë e të menaxhuara nga figura e njohur e skenës politike.
Pikturat më të preferuara në Kosovë janë ato kopje, reproduksione nga veprat e artistëve të mëdhenj, pra të shtypura në letër sidomos peizazhet, veprat e impresionistëve botëror, natyrat e qeta, dhe imazhet reale. Interesi më i madh është për pikturën kopje dhe thujase çdo familje kosovare në shtëpi ka piktura kopje, reproduksione dhe ende nuk ekziston ndonjë blerje nga artistët tonë që krijojnë vepra origjinale në atelietë e tyre. Ku qëndron problemi? Nu ka dyndje të ekspozitave dhe nuk organizohen debate për veprat origjinale dhe dallimi i tyre me ato kopje.
T’i mësojmë njerëzit se piktura nuk përshtatet me enterierin e shtëpisë pra ngjyrat e mobiljeve ose elementeve tjera shtëpiake. Populli ka vetëdije të ulët për vepra originale të artit. Problem tjetër janë mediat të cilat rrallë e hiç nuk plasojnë emisione për pikturën, kuptimin, teknikën, motivin, historinë dhe lëvizjet e ndryshme të artit nëpër shekuj. E rëndësishme është që të krijohet kulturë e kontakit të ekspozitave sepse aty krijohet një zinxhir mes koleksionistëve dhe atyre që e pëlqejnë pikturën.
Nga ana tjetër Kosova ka piktorë profesionistë dhe audodidaktë të cilët janë në konkurrencë çmimesh, kështu që disa herë dhe ai dashamirësi i artit shkon e blen aty ku arti është më lirë. Pjesa tjetër e popullsisë ende nuk e ka kthyer në kulturë pikturën reale, por blen kopje të fabrikuar. E them me shumë kënaqësi dhe me shumë siguri se shumë piktorë shqiptarë kanë bërë emër në botë, sidomos në vendet fqinje, Itali Greqi, Sebi, Bullgari pa diskutim në Mal të Zi dhe Maqedoni, por kanë bërë emër edhe deri në Gjermani dhe më tej. Shumë shqiptarë kanë hapur ekspozita në të gjitha vendet evropiane dhe kanë zënë dhe çmime. Kjo pasi piktura është origjinale, e virgjër, pa kopjime dhe teprime është unike.
Si ta pëlqejnë pikturën origjinale populli i rëndomtë i Kosovës? Biznesmenët e ndryshëm, ose të ashtuquajturit koleksionistë nëpër hotelet, zyret, sallat e tyre mbajnë koleksione të ndryshme të artistëve të mëdhenj shqiptarë në botë. Rasti i Ibrahim Kodrës, veprat e të cilit tashmë janë në menaxhim të Behxhet Pacollit. Aty më shumë gjejmë reproduksione, pra kopje të shtypura në letër të Kodrës se sa origjinale, madje janë të ekspozuara në hapësira publike kopjet. Pse kjo? Arsyeja se populli jonë ende nuk di ta dallojë kopjen nga origjinali. Populli ende bart syze dhe kashtën e ngatërron me barine thatë.
Pse piktorët vuajnë nga mos vëmendja e shtetit dhe publikut? shteti duhet t’i propagandojë më shumë piktorët shqiptarë, të organizojë sa më shumë ekspozita jashtë vendit. Të gjejë rrugë dhe mënyra për t’i bërë prezentë, pasi arti i tyre e lartëson Kosovën në sytë e elitës së artit europian. Kjo krijimtari, ky produkt aq i vyer që bëhet me sakrifica, duhet që të stimulohet, të mbrohet dhe të mbahet si përcjellës i kulturës së mirëfilltë shqiptare. Kjo duhet bërë për gjithë piktorët dhe skulptorët me talent. Këto vlera të kultivohen dhe të konservohen në galeritë tona. Galeritë tonë e vështirësojnë ekspozimin e shumë piktorëve, pse bëhet kjo kur galeria është për të gjithë piktorët. Dyert e saj duhet të jenë të hapura për të gjithë pavarësisht se mund të ketë dhe vepra jo me nivel. Ato i seleksionon koha. Galeria është për piktorët dhe për ta duhet të jetë e hapur.