leoni

Adem Demaçi

Prof. dr. Hakif Bajrami: Njeriu që e ndryshoi epokën shqiptare dhe paleo-luftën e transferoi në neo-luftë II

EShikoni sa i hidhëruar ishte Baca në ata që drejtojnë shtetin sot, në majat e  diturisë (Akademinë e ngjyrosur me ideologji kloshare puro totalitare). I përcillni deklaratat e Bacit për institucionet shkencoro-kulturore që rënkojnë në papunësi ,ku shumë punonjës në to, kotën mbi tryezat që flakërojnë byrokraci meritokrate, deri te nëpunsi që rrenat politike  i kthejnë në mjegulla në sojin e xekrrit, për çdo kënd që nuk është i partisë  “shtetëformuese’, i fisit, I krahinës ,mëhallës,  të gatshëm të gjithë,  për t` u gjakësuar me të gjithë, po nuk e votuan kallauzin e grihjës tyre të plaçkitjeve meskine, për bajraktar, sepse nuk ka rendësi a ka shkollë dhe a është I pajisur me dituri. Sot, sipas mësimeve të Bacit, me “rëndësi është të ket akcil personi pozitë politike dhe ai si faëtor që është (nuk është) çdo gjë pasha I tyre, e dine”. E ne që nuk jemi në këto maje, sepse keq jemi izoluar, sa që në shumë raste na zihet fryma nga pasha e hielgjinjëve dhe lakejve që quhen demokrat politik. E fjala demokrat, emër lakmues për të i mbuluar aromat e mykut dhe infektimit korruptiv, është konvertuar  në këtë fonemë, që Baca aq shumë e luftoi, por ai nuk kishte mision PREOFETI por kishte VIZION shpëtimtari si demokrat I vërtetë që ishte.

Madhështinë e BACËS NUK e vërtetojnë numrat e librave që janë e do të shkruhen, por porosia e tij antologjike për çdo popull liridashës. Baca nuk e duronte belbëzimin e lutjeve dhe urtave  që dikur në fund të shekullit XX, nuk I hante as legeni I mbeturinave, se okupatori serbian do të largohet nga Kosova me lutje dhe urata drejtuar Evropës plakë, e cila deshëm nuk deshëm, duhet të dihet se ende nuk I ka ndryshuar veset, se prapë po provon të na i fusë  thikat në trupin tonë nga çdo anë. Baca, kur pozicionohej në këtë rrafsh, nuk mendonte fare për MISION, por kishte për bazë, se RINISË sonë heroike I duhej VIZION: “Nuk ka rendësi çka ka bërë kombi për ty, por ka rendësi se çka ke bërë ti për Kombin”. Kjo filozofi  edhe sot po dëshmohet se po arrin ta VALVITË Flamurin e shtetit të Kosovës, edhe aty ku  na qëndron thika pas shpine, do të shpërthejë BACA në shumë raste.

Prandaj, filozofia politike dhe strategjike e Bacës në Zyrën Politike të UÇK-ës, ishte e motivuar nga shprehja antologjike se: “Tek lind dielli (në shkrepat e Japonisë) dhe digjet rana (në zallin e Afrikës), do të ndihet lufta e drejtë shqiptare kundër Serbisë gjaksësore:

“Jam Adem Demaçi, do të mësojë Evropa,

Jam Pajaziti prap të gjuaj me topa,

Jam Tahir Sinani, jam Tahir Shqipnia

Me pushkë të Luanit e me Epope të Jasharajve.

Do të digjet e shkatrrohet copë- copë Serbia!

Prapë pesha ontologjike e mësimit të Bacës është civilizuese. Ja krahasimet:

Prandaj, nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze, në ballë të Evropës, për nga atavizmi realist; nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane, në ballë të shkencës botërore, për nga aspekti analitik; nëse Heminguej e ka bërë literaturën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion; nëse Omar Khajami me Rubairat  e ka bërë Orientin Perëndimor sepse ka ndikuar në te, duke e avansuar në dritare të diturisë së urtë; nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulture të punës; nëse Ajanshatjni  ka siguruar se RELATIVITETI është I kontrolluar, se vogëlsia  dhe madhësia  ajnë të pa kufi, se jeta dhe vdekja jetojnë në hasmëri paralele pa pushim, por koha për Bacin DEMË kurrë nuk vdes, I mund të dya , prandaj Zoti në librin e shenjët në fund betohet: Pasha kohën . E Baca ia shtonte këtij betimi fonemën “ Pasha kohën e robërisë, pasha larinë Shqipëri Etnike edhe TY do të ngrohë Dielli sepse ne dhe koha punojmë për ty.

Në vijim nëse Bernard Raselli e ka bërë Londrën qendër të Botës’, duke synuar ta rritë madhështinë e Perandorisë britakie; nëse Zh. P. Sartri  mëson me guxim se revolucioni duhet të ngadhnjejë edhe aty ku nuk ka shpresë, atëherë Adem Demaçi,  e ka bërë burgun dhe filozofinë e sakrificës, diplomacisë dhe politikës, shkencës dhe kulturës, që nëse sinqerishtë punojmë mos të ndihemi INFERIORE para askujt, atëherë Dielli do të rrezitë çdokund shpresat e lirisë dhe ma në fund me luftë të drejtë, do të kemi të gjithë popujt liri të vërtetë. Në këtë rrafsh racionalist, nëse Rene Dekarti me filozofinë e tij: “Cogito ergo sum”, solli revolucion për civilizimin, atëherë Adem Demaçi me zbulimin e tij: Mendoi, flas dhe veproi I lirë,  ne  hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, për mobilizim të mendjes, për kauzën e luftës së drejtë, me mendim të lirë solli në një fron të mendimit, fjalës dhe veprimit TREKËNDSHIN e zgjimit kombëtar në vijat: TIRANË-PRISHTINË-SHKUP-TIRANË, gjithënjë në funksion të bashkimit, atëherë pse ta maskojmë e nuk e themi: Adem Dema mbetet PITAGORA kësaj hapësire etnike, baba I NEOLIUFTËS, Baba I Kosovës Republikë, për t` u çliruar i tërë njerëzimi nga robëria, pra jo vetëm shqiptarët. Lidhur me këtë model lufte sikuse UÇK, së cilit model të gjitha shtetet që robërojnë popuj sot ia kanë drone dhe e luftojnë e kjo luftë është para syve tone. Prandaj nëse kemi bërë përpjekje para disa vitesh që Bacën ta peshojmë me ÇMIMIN “NOBEL” për paçe, dështimi  nuk ka qenë se nuk e meritoi, por deshtimi ishte aty se është bërë një vlerësim joprofesional dhe jo realist në stilin filozofik se Baca mbetet edhe për mileniumet që vijnë, yll polar që shkëlqen humanizëm dhe filantropi.

Lavdi dhe respekt një arkitekti  të tillë, kalanë e të cilit nuk e tund asnjë furtunë. Baca pra, na la një kapital, të cilin duhet ta gjurmojmë, ta ruajmë, duke promovuar emrin e tij në një DEKORATË kombëtare dhe ndërkombëtare, që do ta ketë emrin “ADEM DEMAÇI”. Kjo dekoratë, kushtuar dhe dedikuar atyre që e begatojnë vlerën e urtisë dhe sakrificës, duhet të shprehë hapësirë dedikuar atyre që sigurojnë liri të pastër dhe të drejtë, i sigurojnë NEOLUFTËS FRON mbretërie, kurse PALEOLUFTËS vend të sigurt në muze, për t` u plasuar aty dhe për të sunduar në tërë botën DEMAÇIZIMI si NEOLUFTË.

   Më 26 gusht 2019 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …