Ka rinisur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të vendit. Selvije Halimi, në emër të Komisionit Verifikues, paraqiti raportin para deputetëve për përmbushjen e kritereve të kandidatëve për president dhe deklaroi se ata i përmbushin kushtet. Pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli hapi diskutimin, në foltore u paraqit kryetari Vetëvendosjes, Visar Ymeri i cili tha: Thaçi vendosi bazat e “Zajednicës”. Praktikisht atë e kemi dhuratë nga Thaçi. Ai e nisi dhe e përfundoi edhe demarkacionin, duke i falë toka mbi 8 mijë hektarësh Malit të Zi, tha në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ka një marrëveshje me Listën Serbe, shtoi ai duke u shprehur kundër zgjedhjes president të kandidatit të nominuar nga PDK-ja, Hashim Thaçit. Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president i Kosovës pa e marr bekimin nga Vuçiqi, shtoi ai. Sipas tij, praktikisht ai nuk mund të bëhet president pa Vuçiqin. President i Kosovës ai nuk do të bëhet, pasi po bëhet përmes shkeljeve e shantazheve dhe po merr bekimin e Serbisë. Ai i ka sjellë aq shumë dëme vendit, sa që nuk mund t’i numërojmë as për shumë seanca në Kuvend, Nëse e kemi Thaçin president të vendit, kurrë më sytë nuk mund t’i çelim prej Serbisë, tha ndër të tjera Visar Ymeri, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protestë deri sa Thaçi të detyrohet të largohet nga qeveria e postet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …