Banorët e brezit kufitar do të protestojnë më 2 shtator në shenjë pakënaqësie me vendimin për mbylljen e nëntëmbëdhjetë shkollave fillore në Komunën e Dardanës. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, ka thënë se qytetarët nuk do ta lejojnë mbylljen e këtyre shkollave. Ai ka kërkuar nga Kastrati të tërhiqet nga kjo kauzë e dëmshme. Kurse kryetari i Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nuk ka mbyllje të shkollave, por riorganizim të tyre. Ai ka theksuar se kjo reformë është domosdoshmëri dhe ndikon në rritjen e cilësisë në arsim. Sipas tij, ky proces është në të mirë të nxënësve dhe nuk do të largohet askush nga puna.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …