Partia e Drejtësisë i është bashkuar në koalicion Nisma-s dhe AKR-së. “Pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me kryetarin e AKR-së z. Behxhet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, sonte u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR që në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit”, thuhet në kumtesë. Partia e Drejtësisë fton gjithë elektoratin e saj që të mbështet ketë koalicion parazgjedhor që sipas saj është në funksion të promovimit dhe institucionalizimit të vlerave të dëshmuara të traditës kombëtare dhe qytetare e euroatlantike në politikat e qeverise se re të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …