Një numër i madh i grave bëhet pjesë e  planifikimit të buxhetit komunal 2020-2022

Në Viti, është mbajtur diskutimi publik për planifikim e buxhetit komunal 2020-2022  me gjininë femërore. Me këtë rast në këtë takim kanë marrë pjesë shumë gra të cilat paraqitën nevojat e tyre për investime. Fillimisht Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim, i ka njoftuar ato mbi draft buxhetin e komunës së Vitisë për vitin në vijim, ku potencoi se ky buxhet pritet të jetë 12 milion e 305 mijë euro. Drejtori Rama potencoi se komuna e Vitisë, gjatë hartimit të buxhetit do të këtë parasysh edhe buxhetimin gjinor dhe theksoi se gratë dhe meshkujt janë të barabartë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Ndërkaq gjatë këtij takimi gratë vitiase kërkuan që të hapet edhe një çerdhe publike në komunën e Vitisë, të ketë më shumë trajnime për gratë të cilët janë të interesuar të hapin biznese të reja, të organizohen trajnime vetëdijësuese për të rinjtë në parandalimin e konsumit të narkotikëve. Gjithashtu ato kërkuan të rritet fondi i librave në bibliotekën për fëmijë dhe bibliotekat e shkollave, të ketë më shumë psikolog në shkolla ose të hapet një zyre këshillimore për nxënësit në të cilën do të jenë të angazhuar psikologë si dhe të subvencionohen shoqatat të cilat merren me të drejtën e barazisë gjinore në veçanti të grave. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtor të drejtorive të ndryshme. Ndërkaq me një fjalë rasti janë paraqitur edhe Xhilsime Qamili si dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …