Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli, që deklaroi se “liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën po gënjejnë dhe se nuk është mirë të mashtrohet elektorati” Kadrijaj tha se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin. “Po e dëgjoj Behgjetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Behgjet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por ti nuk do jesh më. Ke mbet me një deputet”, tha ajo. Ndryshe, për taksën, Pacolli tha se fillimisht ka qenë hap i qëlluar, por gjatë procesit është dashur të adresohen disa probleme vitale për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …