Në Ditën Ndërkombëtare për personat e zhdukur, Shoqata e Grave të Veja, në Krushë, mbanë tubim sensibilizues

Me rastin e 30-të Gushtit-Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur, SHGV-Krusha bashkë me Këshillin e fshatit Krushë e Madhe organizon tubim sensibilizues me 28 gusht 2019 në orën 19:00 në Kompleksin memorial në fshatin, Krushë. Ndërsa më 30 Gusht 2019 në orën 09:00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, fillon Marshi Përkujtimor, për të arritur në orën 10:00 tek ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’, në vendin përballë ndërtesës së Kuvendit) Vendosja e luleve tek ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ fillon në orën 10:00, më 30 gusht 2019. Andaj, ftohen familjarë të të zhdukurve nga Krusha e Madhe dhe tërë Kosova që të bëhen bashkë për këtë çështje. Këta njerëz u kidnapuan e u zhdukën nga shteti serb dhe ende mbahen peng i politikës serbe. Edhe pas 21 vitesh ende shumë të zhdukur! Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 ndërsa tërë Kosovës edhe 1648! Presioni ndaj Serbisë duhet të rritet si nga ana jonë ashtu edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Kërkojmë që kjo çështje të jetë temë e veçantë në bisedime ndërshtetrore përndryshe do të ngelin të zhdukur sikurse mijëra shqiptarë të vrarë po nga serbët ndër vite – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …