Kryetari Ramosaj, takoi banorët e dy fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka taku banorët e dy fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët, ku bashkë kanë diskutuar një sërë temash sa i përket investimit në këto dy fshatra, si për projektin e ujit të pijes, kanalizimin e ujarëve të zeza, rregullimin e rrugëve të bjeshkës, elektrifikimin, rregullimin e disa rrugëve dytësore në brendi të fshatrave etj. Qëllimi kryesorë i këtij takimi ishte njoftimi paraprak lidhur futjen në sistem sipas planit dinamik të punës të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ që këto dy fshatra Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët të pajisën më kontejner për ekonomit familjare dhe bizneset ani pse grumbullimi i mbeturinave në këtë pjesë deri më tani është bërë nga kompani private. Jemi në rrugë të mbarë tha Ramosaj, për të krijuar një qytet dhe fshatrat pa mbeturina dhe pa deponi ilegale. Me këtë rast drejtori i Shërbimeve Publikë Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, tregoi se ditë më parë Ndërmarrja Komunale ,,Higjiena’’ ka pranuar edhe dy kamion të ri për grumbullim të mbeturinave, kemi staf të mjaftueshëm dhe shërbime mjaft të mira duke kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre dy fshatrave që të bashkëpunojnë me stafin e ndërmarrjes ,,Higjiena’’ në ndarjen e kontejnerëve në ekonomi familjarë dhe bizneset nga dita e hënë më dt.02.Shtator 2019. Zenuni bëri të ditur se pas shpërndarjes së kontejnerëve do të caktohet edhe orari i grumbullimit të mbeturinave ku brenda muajit ndërmarrja do të bëj grumbullimin e mbeturinave 4 herë sipas planit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …