Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se falë vendosmërisë se tij si kryeministër ka arritur ta ruaj Kosovën dhe Mitrovicën nga ndarja. Ai nga Mitrovica ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë duruar dhe vuajtur shumë. “Ne e ruajtëm Kosovën dhe Mitrovicën unike. Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin, dhe resurset kombëtare, siç është ‘Trepça’. Me taksën ne e mbrojtëm tregun tonë dhe do ta heqim vetëm për njohje. Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë, por gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune. Mitrovica ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin tonë për 100 për qind shtet, që garanton vazhdimësi në bërjen e Mitrovicës, së bashku, qind për qind Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …