Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i kësaj partie. Në takim me strukturat e AKR-së, Pacolli ka thënë se u konfirmua edhe një herë që Aleanca Kosova e Re pavarësisht individëve mbetet e fuqishme siç ka qenë që nga themelimi i saj në vitin 2006. “Para anëtarëve të shumtë të degës, shpreha falënderimin tim për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit tonë për zhvillimin e vendit. Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka deklaruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …