Me rastin e shënimit të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, sot në Gjakovë organizohet tryezë me temën “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi” të organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave”. Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe ndërkombëtare. Tryeza mbahet me fillim në orën 11:00 në sallën e konferencave te Hotel “Çarshia e Jupave” në Gjakovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …