Më disa aktivitete përkujtimore me 29 gusht 2019 shënohet Dita e Dëshmorëve të komunës se Hanit të Elezit

Më disa aktivitete përkujtimore me 29 gusht 2019 shënohet Dita e Dëshmorëve të komunës se Hanit të Elezit

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, sot  në orën 18:00 në oborrin e komunës shpaloset pllaka e përbashkët  përkujtimore për të gjithë dëshmorët dhe viktimat civile të luftës. Në këtë manifestim bëhet ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga kryetari Thaçi për tetë dëshmorët e UÇK-së nga kjo komunë.

Në orën 14:00 shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët Gafurr dhe Driton Loku.

Në orën 15:00 shpaloset pllaka për dëshmorin, Xhemsedin Suma në vendin e rënies tek “Maja e Shullanit”, në Puset e Nikës.

Në orën 16:00 shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorin Nuri Bushi në vendin e rënies “Kodra e Faslisë” në Puset e Nikës.

Në orën 17:00 homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.

Në orën 18:00 mbahet manifestimi qendror do të mbahet në parkun e Komunës ku do të bëhet ndarja e dekoratave presidenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …