Mbi 10 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, pjesa e parë

Mbi 10 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, pjesa e parë

Mbi 10 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët do të kenë pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë qysh në afatin e parë kishte paralajmëruar se në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, si mënyrë për të parandaluar kopjimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ishte realizuar, e zhurmuesit nuk janë siguruar as për afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës. Kryetari i komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, thotë se nuk kanë arritur të sigurojnë zhurmuesit, por që sipas tij, kanë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar kopjimin. Përkundër kësaj, ai thotë se si ministri i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të ketë një mbarëvajtje sa më të mirë të testimit./KP/

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …