Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se duke kujtuar luftën dhe flijimin e familjes Salihu të Shushicës së Burimit, nderojmë sakrificën e familjeve anekënd Kosovës, të cilat u martirizuan për lirinë e atdheut. “Duke kujtuar luftën dhe flijimin e familjes Salihu të Shushicës së Istogut, nderojmë sakrificën e familjeve anëkënd Kosovës, të cilat u martirizuan për lirinë e atdheut. Rënia e Isë, Shaban, Milaim, Hysen, Abedin, Arben, Fatime e Hysni Salihaj, si dhe nipit të tyre Nazmi Gashi nga Vajniku i Skënderajt, është dëshmi se çfarë çmimi ka paguar populli ynë në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …